Raporti tronditës, Izraelit ishte në dijeni të sulmit të Hamasit 1 vit më parë

Një raport tronditës është publikuar së fundmi nga “New York Times”, rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sipas të cilit autoritetet izraelite kishin dijeni për sulmin 7 tetorit të militantëve, rreth një vit përpara se ai të ndodhte. Sipas raportit, në duart e inteligjencës izraelite kishte rënë një plan i detajuar se si mund të […]

Dhjetor 1, 2023 - 11:35
 0
Raporti tronditës, Izraelit ishte në dijeni të sulmit të Hamasit 1 vit më parë

Një raport tronditës është publikuar së fundmi nga “New York Times”, rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sipas të cilit autoritetet izraelite kishin dijeni për sulmin 7 tetorit të militantëve, rreth një vit përpara se ai të ndodhte.

Sipas raportit, në duart e inteligjencës izraelite kishte rënë një plan i detajuar se si mund të sulmoheshin qytetet kufitare nga Hamasi, por ai u konsiderua si “pjellë e imagjinatës” dhe i pamundur për t’u realizuar.

Plani 40 faqësh,  i quajtur “Muri i Jerikos”, përshkruante detaje të “pushtimit”, por nuk specifikonte një datë se kur do të fillonte një sulm i tillë . Dhe faktet treguan se më 7 tetor të 2023, ai u zbatua me përpikmëri.

Të dhënat tregojnë se plani ishte shpërndarë gjerësisht në mesin e udhëheqësve të ushtrisë dhe inteligjencës izraelite gjatë vitit të kaluar, shumica e të cilëve i hodhën poshtë duke e konsideruar të ekzgjeruara dhe përtej aftësive të Hamasit.

Një analist veteran paralajmëroi në korrik se grupi terrorist kishte kryer një stërvitje stërvitore që pasqyronte planin e “Murit të Jerikos”, duke përfshirë rrëzimin e avionëve izraelitë dhe marrjen nën kontroll të një baze trajnimi ushtarak.

Shqetësimet e tij u rrëzuan nga një kolonel në divizionin e Gazës, entiteti i ngarkuar me patrullimin e kufirit, i cili tha se ishte pjesë e një skenari “krejtësisht imagjinar”.

Zyrtarët izraelitë të sigurisë e kanë pranuar tashmë se ata dështuan në mbrojtjen e vendit dhe qeveria pritet të mbledhë një komision për të studiuar ngjarjet që çuan deri te sulmet.

Dokumenti nxjerr në pah gabimet që arritën kulmin në atë që zyrtarët tani e konsiderojnë si dështimin më të madh të inteligjencës izraelite në pesë dekada.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.