Raportuesja e Kosovës në PE ‘shigjeton’ Kurtin: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes po kufizon lirinë e shprehjes!

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Cramon ka deklaruar se “ushtria digjitale e Vetëvendosjes” po kufizon lirinë e shprehjes. Teksa ka shpërndarë në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”, Cramon citon se në Kosovë, “ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar ekzistencën e një ushtrie dixhitale për të shpërndarë informacione dhe […]

Mars 27, 2024 - 19:00
 0
Raportuesja e Kosovës në PE ‘shigjeton’ Kurtin: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes po kufizon lirinë e shprehjes!

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Cramon ka deklaruar se “ushtria digjitale e Vetëvendosjes” po kufizon lirinë e shprehjes.

Teksa ka shpërndarë në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”, Cramon citon se në Kosovë, “ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar ekzistencën e një ushtrie dixhitale për të shpërndarë informacione dhe për të targetuar ata që kanë qëndrime të kundërta’.

Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Më të vërtetë ushtria digjitale e Vetëvendosjes kufizon lirinë e shprehjes”, ka shkruar Von Cramon krahas artikullit.

Edhe më herët Cramon është përfshirë në një replikë me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje. Ajo tha se ‘robotë’ të Qeverisë së Kosovës në internet po sulmonin asistentin e saj serb, Gjorgje Bojoviç.

Qeveria jonë kurrë nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihej në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar sulmuesit në internet. I mohojmë akuzat nga Viola von Cramon me të cilën komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. I bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka thënë në përgjigje zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.