“Reagimi i Beogradit, befasues”, gazetari serb: Interesante që Radoiçiç u vetëfajësua, BE po shqyrton masa ndëshkuese

Gazetari i televizionit N1, Darko Popoviç, në një intervistë për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, thekson se reagimi i Beogradit lidhur me sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic, ishte befasues. Sipas tij, mediave iu kërkua që të mbyllnin gojën ndërsa gjërat dolën jashtë kontrollit. “Reagimi i autoriteteve serbe lidhur [...]Read More...

Tetor 2, 2023 - 16:50
 0
“Reagimi i Beogradit, befasues”, gazetari serb: Interesante që Radoiçiç u vetëfajësua, BE po shqyrton masa ndëshkuese

Gazetari i televizionit N1, Darko Popoviç, në një intervistë për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, thekson se reagimi i Beogradit lidhur me sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic, ishte befasues. Sipas tij, mediave iu kërkua që të mbyllnin gojën ndërsa gjërat dolën jashtë kontrollit.

“Reagimi i autoriteteve serbe lidhur me incidentet në Banjskë ishin pak befasuese. Nuk ishte shume agresiv. Ishte duke i kërkuar mediave të mbyllnin gojën gjithë ditën të dielën më 24 shtator, dhe nuk kishte reagim të fortë nga autoritetet deri ditën tjetër. Ndjesia kryesore këtu në Beograd është se gjërat dolën jashtë kontrollit. Nuk kemi mësuar shumë nga autoritetet këtu, për atë që ndodhi, përveçse ata thanë se nuk ka të bëjë fare me ta, dhe se ata nuk organizuan ndonjë gjë, dhe duke mohuar çdo gjë dhe duke fajësuar autoritetet në Prishtinë, duke ua hedhur fajin autoriteteve në Prishtinë.”, theksoi ai.

Sipas tij, ajo që është më tepër interesante është fakti që Milan Radoiçiç mori përsipër fajin për organizimin e sulmit në Banjskë.

“Interesante, pas pak kohe, një avokat që thotë se përfaqëson Milan Radoiçiç, që supozohet të jetë një lider i serbëve të Kosovës, një politikan i supozuar dhe i dyshuar si truri kriminal, mori përsipër fajin për gjithë gjënë, për organizimin e çfarëdo që ishte ajo që po bënin në Banjskë.”, shtoi ai.

Gazetari shtoi, duke iu referuar disa burimeve, se BE po shqyrton disa masa kundër Beogradit.

“Sipas disa burimeve këtu në Beograd, Bashkimi Evropian po shqyrton disa masa, kundër Beogradit, ndoshta disa masa financiare, apo kufizime në investime, gjëra që mund të lëndojnë autoritetet dhe njerëzit e zakonshëm. Por nuk flitet për amerikanët, nëse mund të bëjnë të njëjtën gjë, megjithëse ka pasur paralajmërime, të paktën nga sekretari Blinken, pas incidenteve.”, u shpreh gazetari.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.