Reagimi/ Paralajmëroi dorëheqjen, mijëra protestues në Madrid i kërkojnë Sanchez të qëndrojë në detyrë

Mijëra mbështetës të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, protestuan në rrugët e Madridit për t’i kërkuar atij të qëndroj në detyrë. Gjatë marshimit jashtë selisë së partisë socialiste PSOE të Sánchez-it, njerëzit i bënin thirrje që ai mos të largohej. Në duar mbanin pankarta të tilla si “Pedro, mos u dorëzo”, “Sigurisht që ia vlen” dhe […]

Prill 27, 2024 - 18:45
 0
Reagimi/ Paralajmëroi dorëheqjen, mijëra protestues në Madrid i kërkojnë Sanchez të qëndrojë në detyrë

Mijëra mbështetës të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, protestuan në rrugët e Madridit për t’i kërkuar atij të qëndroj në detyrë.

Gjatë marshimit jashtë selisë së partisë socialiste PSOE të Sánchez-it, njerëzit i bënin thirrje që ai mos të largohej. Në duar mbanin pankarta të tilla si “Pedro, mos u dorëzo”, “Sigurisht që ia vlen” dhe “Qëndro”, ndërsa valëvisnin flamuj të kuq.

Këtë javë kryeministri u shpreh se mund të japë dorëheqjen nga detyra pasi gruaja e tij akuzohet për korrupsion.

Sanchez, i cili siguroi një tjetër mandat për socialistët vitin e kaluar, tha se do ta njoftonte të hënën vendimin e tij për të qëndruar ose për t’u dorëhequr./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.