Real Madrid nis “pazaret” në Gjermani, zhvillon takim sekret me lojtarin e Bayern Munchen

Real Madrid nuk ndalet së “peshkuari” në organikën e gjermanëve të Bayern Munich. Pas Toni Kroos dhe David Alabës, spanjollët janë shumë pranë

Shkurt 26, 2024 - 17:00
 0
Real Madrid nis “pazaret” në Gjermani, zhvillon takim sekret me lojtarin e Bayern Munchen

Real Madrid nuk ndalet së “peshkuari” në organikën e gjermanëve të Bayern Munich. Pas Toni Kroos dhe David Alabës, spanjollët janë shumë pranë transferimit të Alphonso Davies.

Anësori ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2025, mirëpo drejtuesit e Real me të cilët lojtari ka mbajtur edhe një takim sekret në mesin e muajit shkurt, e kanë bindur të mos rinovojë ndërsa kanë gjetur edhe një marrëveshje paraprake.

Në këtë formë, te Bayern janë të detyruar ta shesin kanadezin në verën e vitit 2024, ose më pas të pranojnë ta humbasin me parametër zero një vit më pas.

Davies i është bashkuar Bayern Munich prej janarit të vitit 2019, me 23-vjeçarin që tashmë është i joshur nga ideja për të nisur një tjetër aventurë, këtë herë në Spanjë me “Galaktikët” e Realit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.