Reali “digjet” për 1 sekondë, madrilenët ndalen në Valencia, gol i anular në krosimin e fundit

Gola, përmbysje dhe shumë polemika në ndeshjen e rëndësishme të javës së 27 të kampionatit spanjoll mes Real Madrid dhe Valencias. Skuadra e

Mars 3, 2024 - 14:05
 0
Reali “digjet” për 1 sekondë, madrilenët ndalen në Valencia, gol i anular në  krosimin e fundit

Gola, përmbysje dhe shumë polemika në ndeshjen e rëndësishme të javës së 27 të kampionatit spanjoll mes Real Madrid dhe Valencias.

Skuadra e Ancelotit doli me një pikë nga stadiumi “Mestaja”, por iu anulua një gol në shtesë vetëm 1 sekondë pasi gjyqtari kishte vërshëllyer përfundimin e takimit. Pjesa e parë horror për miqtë, të cilët e panë veten në disavantazh të dyfishtë.

Valencia shënoi dy herë në vetëm tre minuta përmes Hugo Duro dhe Jaremçuk.  Reali pati vështirësi reagimi, por ia doli të rifutet në lojë në minutën e  50 përmes Vinisius Xhunior, pasi braziliani mori një top nga Karvahal.

Sulmuesi është protagonist i madh, pasi arrin të shënojë edhe golin e barazimit në minutën e 76, gol që u konfirmua pas shumë rishikimesh nga sistemi VAR.

Emocionet më të mëdha zhvendosen në frymën e fundit. Në minutën e 97 Reali shënon përmes Belingam, por gjyqtari Manzano anulon golin pasi kishte vërshëllyer fundin në aksion e sipër.

Protesta të mëdha të miqve dhe karton i kuq për sulmuesin anglez Belingam. Madrilenët janë në krye gjithsesi me 7 pikë diference nga Xhirona, e cila duhet ende ta luajë ndeshjen e vet./vizionplu.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.