Reali fiton me polenika në “El Clasico”, madrilenët përmbysin ndeshjen në shtesë, titulli një hap larg

Real Madrid fitoi me përmbysje El Klasikon dhe tani ndodhet 11 pikë përpara Barcelonës, duke iu afruar ndjeshëm titullit kampion. Përballja më e

Prill 22, 2024 - 12:10
 0
Reali fiton me polenika në “El Clasico”, madrilenët përmbysin ndeshjen në shtesë, titulli një hap larg

Real Madrid fitoi me përmbysje El Klasikon dhe tani ndodhet 11 pikë përpara Barcelonës, duke iu afruar ndjeshëm titullit kampion. Përballja më e madhe në historinë e futbollit iberik u mbyll me 5 gola të shënuar për një fitore 3 me 2 të vendasve falë një realizimi të Belingham në shtesë, i njëjti sulmues që kishte vendosur edhe ndeshjen e fazës së parë.

Në një 90 minutësh ku nuk munguan edhe polemikat e mëdha, në “Bernabeu” klasikja e Spanjës nisi me emocione që në fillim tek Kristensen kaloi në avantazh Barcelonën pas një goditje me kokë falë edhe një dalje të gabuar të Lunin. Mirëpo kaluan disa minuta dhe një kontaktet i Kubarsi me Vaskez, bëri që gjyqtari të japë penallti për vendasit.

Nga pika e bardhe e penalltisë ai që realizoi ishte Vinisiues xhunior. Në minutën e 28 episodi që shkakton jo pak polemika. Jamal lëshon një gjuajtje kros nga këndorja, Lunin largon topin nga vija fatale. Në mungese të Goal Laine, pra teknologjisë së topit në vijën fatale, gjyqtarit i besojnë sistemit Var, që gjithsesi nuk komfirmoi në 100% nëse topi e kishte kaluar apo jo vijën fatale, duke mbajtur të pandryshuar rezultatin.

Episodi tjetër i kontestuar nga katalanasit në minutën e 58 kur Fermin Lopez rrëzohet pas kontaktit me Rudiger, por gjyqtari vazhdon lojën. Megjithatë në minutën e 69 vetë Fermin Lopez arrin të kalojë në avantazh miqtë. Është një avantazh që gjithsesi zgjat vetëm 4 minuta, pasi Lukas Vaskez rikthen ekuilibrat 2 me 2. Në fund ka kohë për një rast të pastër të shpërdoruar nga Joselu, mirëpo ndeshjen e zgjidh Belingam në të 91, i cili përfitoi nga një shërbim i Vaskes. Tani Barcelona duhet të mendojë vetëm për të ruajtur vendin e dytë, pasi Girona është 2 pikë larg nga Los Blanckos janë një hap larg titullit të 36 në histori. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.