Reali fitore me shumë polemika, Almeria akuzon gjyqtarin, Girona dhuron spektakël për kreun
Girona mbajti kryesimin e kampionat spanjoll edhe pas javës së 21. Modestët katalanas fituan me spektakël 5 me 1 kundër Sevijës në fushën
Girona mbajti kryesimin e kampionat spanjoll edhe pas javës së 21.
Modestët katalanas fituan me spektakël 5 me 1 kundër Sevijës në fushën e tyre falë një trigoli të ukrainasit të papërmbajtshëm Dovbik.
Falë suksesit të radhë Girona ruajti distancën plus 1 pikë në raport me Realin edhe pse skuadra e Ancelotit ka një ndeshje më pak.
Madrilenët megjithatë fituan me vështirësi dhe me shumë polemika kundër Almerias në Santiago Bernabeu 3 me 2. Akuzat e miqve drejt gjyqtarit lidhen me të paktën dy episode.
Fillimisht kur rezultati ishte 2 me 1 për Almerian, miqtë shënojnë një tjetër gol duke e çuar sfidën në 3 me 1.
Mirëpo gjyqtari, pasi e risheh aksionin në sistemin VAR e anulon golin për një faull në gjysmëfushën mike në nisje të aksionit që u finalizua me gol.
Pak minuta më vonë një tjetër episod polemizues.
Pas një krosimi të Karvahal, Vinisius shtyn topin në rrjete. Shpatull apo krah? Këtë e zgjidh gjyqtari përmes videomonitorit duke e konsideruar golin që barazoi shifrat në 2 me 2, të rregullt.
Në fund arbitrat dhanë 11 minuta shtesë, çka shkaktoi një tjetër pakënaqësi tek Almeria, dhe golin e fitores për Los Blankos e shënoi pikërisht Karvahal në minutën e 99.
Sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën e Ancelotit e cila në renditjes pavarësisht se ka një pikë më pak se kreu, duhet gjithashtu të rikuperojë edhe një ndeshje të prapambetur.
Provon të qëndrojë në garën për titull Barcelona e cila mundi në transfertë 4 me 2 Real Betis. Ferran Torres i dha avantazhin Barcelonës para se Isko gjithashtu me dy gola të ekuilibronte shifrat në pjesën e dytë.
Mirëpo katalanasit në shtesë shënuan dy herë në dy minuta me Zhoao Elis dhe Ferran Torres për të fituar e për tu ngjitur në 44 pikë në vendin e tretë e me një ndeshje më pak./vizionplus.tv
What's Your Reaction?