Reali “ngrin” në Derbi, Atletico e shtang në shtesë, dështon “arratisja” në La Liga

Një gol i shënuar nga Jorente në minutën e  93 në derbin e Madridit, shmangi arritjen e mundshme të real Madrid në luftën

Shkurt 5, 2024 - 14:28
 0
Reali “ngrin” në Derbi, Atletico e shtang në shtesë, dështon “arratisja” në La Liga

Një gol i shënuar nga Jorente në minutën e  93 në derbin e Madridit, shmangi arritjen e mundshme të real Madrid në luftën për titullin kampion në Spanjë.

Anceloti dhe Simeone ndanë nga një pikë në “Santiago Bermabeu” në një duel të madh tradicional që u mbyll 1 me 1.

Ky rezultat e bën edhe më të bukur ndeshjen e javës së ardhshme mes realit dhe Xhirones, ndjekësja më e afërt me vetëm2  pikë distancë e los blankos.

Sa i takon derbit, ishte skuadra vendase e cila kërkoi e para golin me Brahim Diaz, ndërsa atletiko u përgjigj me një mundësi të Moratës.

Megjithatë për të zhbllokuar shifrat për realin mendoi pikërisht Brahim Diaz, i aftë për të shënuar edhe pas një gabimi të mbrojtjes së los colchoneros.

Në pjesën e dytë pas një goli që iu anulua Savic, ishte Correa që pati rastin më të mirë në minutën e  68. E megjithatë për të barazuar shifrat dhe për të heshtur tifozët vendas në Santiago bernabu mendi Markos Jorente, i aftë për të përfituar nga pasim i saktë i holandezit Memfis Depai.

Gol që mban krejtësisht të hapur La Ligën edhe pse në këtë fazë të sezoni duket e çuditshme që ndeshja për titullin nuk është tradicional real Barcelona, por Real-Xhirona, të paktën për momentin sepse skuadra e Cavit është e treta me 8 pikë diference nga kreu, ndërsa Atletiko Madrid është në vendin e katërt./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.