Reali nuk e fal Napolin, kualifikimi i italianëve vendoset ndaj Bragës në fund
Uefa Champions League mbylli të mërkurën në mbrëmje xhiron e pestë të ndeshjeve të fazës së grupeve. Në grupin C ndeshja më
Uefa Champions League mbylli të mërkurën në mbrëmje xhiron e pestë të ndeshjeve të fazës së grupeve.
Në grupin C ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes, Real Madrid-Napoli, zgjidhi vetëm dilemën e vendit të parë, që është pronë e madrilenëve, por la të hapur ende çështjen e skuadrës së dytë të kualifikuar.
Italianët u mundën 4 me 2 në “Bernabeu” dhe në ndeshjen e fundit direkte kundër Bragës kanë nevoje për fitore ose barazim, dhe në rastin më ekstrem një humbje vetëm me shifrat 1 me 0.
Skuadra e Maxarrit nuk i rezistoi dot rivalëve ‘los blancos’ edhe në ndeshjen e dytë, pasi në të parën u mundën 3 me 2.
Ndonëse shënuan të parët me Simeonen, kampionet e Italisë u dorëzuan shpejt falë një super goli të Rodrigos.
Më pas u ngjit në katedër edhe talenti Xhud Belingam, që përmbysi shifrat në minutë e 22. Zambo Angisa barazoi shifrat që në startin e pjesës së dytë, mirëpo në fund loja më e mirë e vendasve u shpërblye me dy gola të tjerë nga talenti Niko Paz dhe veteran Hoselu.
Braga dështoi të përfitonte nga hapi fals i Napolit dhe nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në shtëpi ndaj Union Berlin.
Ndeshje e vështirë për portugezët që mbeten me 10 lojtarë shumë shpejt, por në fund ia dolën të marrin një barazim.
What's Your Reaction?