Reali përgatit kurorën e 36, madrilenet fitojnë me Sociedad, shumë pranë fitimit të titullit
Real Madrid është gjithnjë e më pranë titullit kampion numër 36 në histori. Los Blanckos fituan 1 me 0 në duelin e javës
Real Madrid është gjithnjë e më pranë titullit kampion numër 36 në histori.
Los Blanckos fituan 1 me 0 në duelin e javës së 33 të La Ligës kundër Sociedad, duke e dërguar të paktën për momentin në 14 pikë diferencën nga Barcelona.
Ndeshja në San Sebastian u vendos nga një gol i bukur i talentit turk Arda Gyler në minutën e 29, pasi u shërbye nga Karvahal.
Reagimi i vendasve ishte i shpejtë, por goli i shënuar nga Kubo u anulua për shkak të një faulli të shkaktuar në aksion nga Barrenexea kundrejt Cuameni.
Në minutat e mbetura të pjesë së parë ishte radha e portierit Kepa që t’i mohonte golin e barazimit të Sociedad pas rasteve të Ojarzabal dhe Merino.
Në krahun tjetër një rast edhe për realin me Cuameni, por pjesa e parë përfundoi 1 me 0. Baskët u përpoqën të shtyjnë shumë në pjesën e dytë duke krijuar edhe 2-3 raste të mira, sidomos me Beker, ndërsa në shtesë ishte Camacvingo që provoi të dyfishonte për madrilenët.
Skuadra e Ancelotitit është me një dorë tek titulli në La Liga dhe kjo qetësi dhe entuziazëm është një plus më shumë për ta përballur si duhet duelin e parë gjysmëfinale në Champions ndaj Bajernit të martën në mbrëmje.
Nga ana tjetër Sociedad mbeti i gjashti me 51 pikë në zonën e kupave të Europës.
What's Your Reaction?