Realizohet me sukses një operacion i vështirë në Krujë, Koçiu: Synimi ynë, shërbimi pranë vendbanimit

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është realizuar në Spitalin Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni” të Krujës. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, sipas të cilës ky operacion u krye falë bashkëpunimit të mjekëve në Spitalin e Krujës me Spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe Qendrën Spitalore Rajonale […]

Janar 13, 2024 - 13:08
 0
Realizohet me sukses një operacion i vështirë në Krujë, Koçiu: Synimi ynë, shërbimi pranë vendbanimit

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është realizuar në Spitalin Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni” të Krujës. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, sipas të cilës ky operacion u krye falë bashkëpunimit të mjekëve në Spitalin e Krujës me Spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

“Në Spitalin Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni” të Krujës, falë bashkëpunimit me Spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe Qendrës Spitalore Rajonale të Tiranës (QSR e Tiranës “Shefqet Ndroqi”), është kryer një ndërhyrje kirurgjikale e shkallës së lartë të vështirësisë, hysterectomy tek një paciente, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë”, shprehet ministrja.

Koçiu falënderon mjekët dhe infermierët për punën e tyre të mirë dhe të përkushtuar dhe thekson se ofrimi i shërbimit sa më pranë vendbanimit mbetet një nga synimet kryesore.

“Mjekë me përvojë nga spitale të ndryshme bashkëpunojnë për të bërë më të mirën tek pacientët”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.