Rebeshe e rrufe në Gjermani, anulohen dhjetra fluturime në Frankfurt

Moti i keq ka përfshirë Gjermaninë qendrore. Videot në rrjetet sociale tregojnë situatën e vështirë nga reshjet e dendura, stuhitë dhe rrufetë. Shiu i dendur shkaktoi bllokimin e disa rrugëve dhe rrëzimin e pemëve. Fatmirësisht nuk ka patur viktima apo të lënduar. Po ashtu edhe pjesë të ndryshme të Aeroportit të Frankfurtit janë mbuluar nga […]

Gusht 17, 2023 - 16:03
 0
Rebeshe e rrufe në Gjermani, anulohen dhjetra fluturime në Frankfurt

Moti i keq ka përfshirë Gjermaninë qendrore. Videot në rrjetet sociale tregojnë situatën e vështirë nga reshjet e dendura, stuhitë dhe rrufetë. Shiu i dendur shkaktoi bllokimin e disa rrugëve dhe rrëzimin e pemëve.

Fatmirësisht nuk ka patur viktima apo të lënduar.

Po ashtu edhe pjesë të ndryshme të Aeroportit të Frankfurtit janë mbuluar nga uji dhe kjo ka çuar në anulimin e 70 fluturimeve si dhe vonesa të gjata në pistë duke lënë qindra udhëtarë të bllokuar.

Për shkak të shirave të dendur dhe rrufeve janë shkaktuar vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve në rrugë të ndryshme.

Ndërkohë shërbimi gjerman i motit kishte paralajmëruar më herët për këtë situatë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.