“Reformim dhe modernizim të partisë” – PD, njoftim për Kuvendin e 2 shtatorit

Partia Demokratike mbledh të shtunën, 2 shtator në ora 10:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Kuvendin Kombëtar. Në një njoftim për shtyp PD thekson se, “në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për […]

Gusht 30, 2023 - 10:19
 0
“Reformim dhe modernizim të partisë” – PD, njoftim për Kuvendin e 2 shtatorit

Partia Demokratike mbledh të shtunën, 2 shtator në ora 10:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Kuvendin Kombëtar.

Në një njoftim për shtyp PD thekson se, “në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve”.

“Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”, thekson PD.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.