Refuzimi i ftesës së Micotakis/ Nikoll Lesi: Begaj ruan dinjitetin e shtetit shqiptar, duke mos shkuar në Greqi
Nikoll Lesi ka komentuar në gazetën e tij, refuzimin e presidentit Bajram Begaj, për të marrë pjesë në darkën e kryeministrit grek me liderët e rajonit, darkë në të cilën kryeministri Edi Rama duket se u përjashtua për shkak të Belerit. “Mes kryeministrit te Shqipërisë dhe atij të Greqisë ka marrëdhënie shumë të ftohta, të […]
Nikoll Lesi ka komentuar në gazetën e tij, refuzimin e presidentit Bajram Begaj, për të marrë pjesë në darkën e kryeministrit grek me liderët e rajonit, darkë në të cilën kryeministri Edi Rama duket se u përjashtua për shkak të Belerit.
“Mes kryeministrit te Shqipërisë dhe atij të Greqisë ka marrëdhënie shumë të ftohta, të paktën për momentin.
Në darkën informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotakis nuk ftoi kryeministrin Edi Rama, por ftesën e dërgoi për presidentin Bajram Begaj. Ky i fundit e ka refuzuar duke nxjerrë si pretekst axhendën e ngarkuar për të hënën dhe nuk e ka parë të arsyeshme të pranojë një ftesë, që do të sfidonte kryeministrin e anashkaluar, Edi Ramën.
Por burgosja e Fredi Belerit dhe vendimi për të mos ta lënë të betohet deri në djegien e mandatit duket se i ka shkatërruar urat e komunikimit mes dy kryeministrave.
Të hënën e 21 gushtit në darkën informale të thirrur nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos nuk do të ketë një përfaqësues të Shqipërisë, ndërsa i vetmi përfaqësues i shqiptarëve do të jetë Albin Kurti. E ndërsa kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo.
Dreka informale do të mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”. Sipas medias greke, kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.
Mosvajtja e Presidentit Begaj ka ruajtur fytyrën e shtetit shqiptar përballë Greqisë e cila ka dashur të ftojë Kryetarin e Shtetit për të denigruar kryeministrin.
Sido të jetë Begaj ka vepruar mirë dhe korrekt në raport dinjitetin e shtetit”, shkruan Lesi.
What's Your Reaction?