Refuzoi të abortonte/ Klodiana tregon sjellen barbare të ish-bashkëshortit: Më shkelmoi në bark

Klodiana është qytetarja nga Berati që ka rrëfyer këtë të dielë për shqiptarët vuajtjet që ka kaluar me ish-bashkëshortin. Ajo tregoi në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” ne TV Klan se në moshën 35-vjeçare, familja e martoi me mblesëri. Bashkëshortin e takoi vetëm 3 herë para se të bënte martesën dhe të emigronte bashkë […]

Dhjetor 10, 2023 - 17:34
 0
Refuzoi të abortonte/ Klodiana tregon sjellen barbare të ish-bashkëshortit: Më shkelmoi në bark

Klodiana është qytetarja nga Berati që ka rrëfyer këtë të dielë për shqiptarët vuajtjet që ka kaluar me ish-bashkëshortin.

Ajo tregoi në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” ne TV Klan se në moshën 35-vjeçare, familja e martoi me mblesëri. Bashkëshortin e takoi vetëm 3 herë para se të bënte martesën dhe të emigronte bashkë me të në Greqi.

Klodiana tha se bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht, por pas disa kohësh mbeti shtatzënë.

“15 ditët kanë qenë me sjellje të mirë, unë pak a shumë e kisha një çikë të vështirë, gjuhën s’e dija. Ish-bashkëshorti filloi ktheu komplet atë sjelljen, u bë agresiv, abuzonte.

Ngrihesha që në 4 t’i bëja për të ngrënë. Njëherë bëja makarona, por mishin e donte të përditshëm.

Në 4 të mëngjesit por që duhet ta bëja mishin të thekëruar, të skuqur me makarona, po. Duhet ta hante, të bëja edhe kafen gati. Vinte pronari na merrte dhe na çonte te toka, te puna.

Edhe fizikisht, edhe psikologjikisht ka qenë më e vështirë. Me kërcënime nga më të ndryshmet.

S’kam bërë asgjë, thjesht kam qenë shumë e urtë, shumë e qetë, thosha hë se do kthejë, hë se kështu, mbase është hera e parë, s’ia di rëndësinë ç’është burri. E duroja me një fjalë”, u shpreh ajo.

Ajo deklaroi se kur mbeti shtatzënë, ish-bashkëshorti i kërkoi që të abortonte, por kur ajo nuk pranoi e shkelmoi në bark, duke bërë që ajo të përfundonte në spital.

“Kam qenë tre muajshe e gjysmë për 4, kisha kaluar, ka qenë mëngjes herët që unë punoja në një restorant dhe e lija punën në 1 të natës dhe deri në 3 të mëngjesit sa binte trupi në qetësi, qaja nga frika, si do e mbaj këtë fëmijë, si e mora përsipër dhe në 4 të mëngjesit i ka rënë derës. Aty gërthita se e pashë, u tremba më shumë por gjatë kësaj pjese, kur merrte në telefon, bënte kërcënime “o hiqe, po të erdha do të të vras” dhe kur ka ardhur aty ka thyer derën dhe më ka gjuajtur. “A të thashë që do të vij të të gjej dhe ti fëmijën duhet ta kesh hequr?”, tha. Më ka gjuajtur, unë kam rënë pa ndjenja.

Më gjuajti 2-3 herë, më gjuajti edhe në bark, ka qenë janar, me një palë këpucë siç vishen, si kambale, kanë ardhur komshinjtë. Unë veten e kam parë në maternitet. Kur jam përmendur pas 48 orësh, kam pyetur vetëm për fëmijën. Doktori më ka thënë “bëhu e fortë, të jesh ti mirë fizikisht, qetësohu. Fëmijën e ke mbarë, shumë mirë e ke”, theksoi ajo./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.