Regjistra online për nxënësit, lehtësohen mësuesit, gjithçka kalon në sistemin SMIP

Regjistrat për vlerësimin e nxënësve tashmë do të mbeten pjesë e arkivës pasi duke nisur nga ky vit shkollor çdo informacion që lidhet me nxënësit, do të ngarkohet online në sistemin SMIP. Drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada” në kryeqytet, Entela Alushi, shprehet se mësuesit do të jenë më të lehtësuar pasi nuk do t’ju […]

Shtator 15, 2023 - 17:05
 0
Regjistra online për nxënësit, lehtësohen mësuesit, gjithçka kalon në sistemin SMIP

Regjistrat për vlerësimin e nxënësve tashmë do të mbeten pjesë e arkivës pasi duke nisur nga ky vit shkollor çdo informacion që lidhet me nxënësit, do të ngarkohet online në sistemin SMIP.

Drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada” në kryeqytet, Entela Alushi, shprehet se mësuesit do të jenë më të lehtësuar pasi nuk do t’ju duhet të bëjnë punë të dyfishtë.

ENTELA ALUSHI

DREJTORESHE E SHKOLLES “JERONIM DE RADA”

“Një pjesë e njerëzve mendojnë se letrat duhen sepse mund të ndodhin gabime në sistem por për mësuesin është ngarkesë shumë e madhe ti ketë të dyja. Edhe regjistrin edhe sistemin online dhe mendoj që kjo do të jetë në të mirë të të gjitha palëve. Nuk është shpërndarë asnjë regjistër sepse regjistri do të jetë në sistemin SMIP.”

Sipas ministrisë së Arsimit, të gjithë nxënësit në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e- Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, duhet të regjistrohen online brenda datës 30 shtator.

“Në vitin në vazhdim 2023-2024 ne nuk do të kemi regjistra fizikë, gjithçka do të jepet përmes sistemit SMIP dhe nëse nuk janë të gjithë nxënësit në sistem nuk do të kemi mundësinë të japim dëftesat apo për të informuar prindërit për ecurinë e tyre. Mund të ketë prindër që e kanë anashkaluar me idenë që janë të zonës dhe do të regjistrohen patjetër, e kanë lënë për në minutën e fundit. Edhe në shkolla të tjera ka raste që janë në shkollë fizikisht por nuk janë të regjistruar.”

Sa i takon vështirësive që mund të hasin prindërit në këtë proces, drejtuesit e shkollave shprehen se mund t’iu drejtohen në çdo kohë për informacione shtesë./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.