Rekord pasagjerësh në Rinas, 3,3 milionë në 5 muajt e parë të vitit

Që prej fillimit të këtij viti e deri më datë 20 maj Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka mirëpritur mbi 3 milionë pasagjerë, 67% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky numër u shtua më së shumti në maj ku në vetëm 20 ditët e para të këtij muaji, udhëtuan 617 […]

Maj 25, 2024 - 18:00
 0
Rekord pasagjerësh në Rinas, 3,3 milionë në 5 muajt e parë të vitit

Që prej fillimit të këtij viti e deri më datë 20 maj Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka mirëpritur mbi 3 milionë pasagjerë, 67% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky numër u shtua më së shumti në maj ku në vetëm 20 ditët e para të këtij muaji, udhëtuan 617 mijë pasagjerë.

Ndërkohë që për largimet nga Shqipëria por dhe ardhjet drejt saj janë ulur dhe ngritur 3 mije e 948 avionë gjithsej.

Linjat e reja por dhe ato direkte kanë dhënë një ndikim në shtimin e lëvizjeve por dhe rritjen e numrit të turistëve në vend. Shqipëria synon të mirëpres rreth 14 milionë turistë këtë vit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.