“Rekord temperaturash tropikale”, meterologia flet për Qershorin: Na presin reshje të tjera! Thatësira e madhe nis në…

Meterologia, Anira Gjoni foli në “ABC e Mëngjesit” për ndryshimet klimatike. Ajo shpjegoi se ndryshimet klimatike janë si pasojë e ngrohjes globale dhe çdo vit po shohim temperatura të larta jo vetëm gjatë verës. Ndërsa nënvizoi se do të ketë një tjetër rekord temperaturash tropikale. “Edhe në qershor do të ketë ditë me reshje, por […]

Maj 29, 2024 - 11:35
 0
“Rekord temperaturash tropikale”, meterologia flet për Qershorin: Na presin reshje të tjera! Thatësira e madhe nis në…

Meterologia, Anira Gjoni foli në “ABC e Mëngjesit” për ndryshimet klimatike. Ajo shpjegoi se ndryshimet klimatike janë si pasojë e ngrohjes globale dhe çdo vit po shohim temperatura të larta jo vetëm gjatë verës. Ndërsa nënvizoi se do të ketë një tjetër rekord temperaturash tropikale.

“Edhe në qershor do të ketë ditë me reshje, por do të jenë më të pakta. Vera presim të jetë e thatë, por sërish gushti mund të ketë disa ditë me reshje, ndërsa muaji korrik presim që të jetë i thatë. Temperaturat e pamë që vjet arritën në prag të kufirit maksimal, dhe shqetësues ishte fakti se na shqetësuan disa ditë me radhë. Klima e vendit tonë është e larmishme dhe kemi qenë në vlerën e temperatura 3-6 gradë mbi normë”, shpjegoi ajo.

Gjoni foli edhe për aksidentet e fundit të njëpasnjëshme ajrore dhe turbulencat. Ndërsa theksoi se për këto situata kanë ndikim edhe faktorët meteorologjikë, pasi një prej faktorëve sipas saj është edhe mbivendosja e rrymave.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.