Rekord vizitorësh në muzetë e vendit, afro 55 mijë turistë në tre muajt e parë të vitit

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe shifrat. Konkretisht, 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në tre muajt e parë të këtij viti. Krahasuar me një vit më parë kemi një rritje me […]

Prill 28, 2024 - 17:25
 0
Rekord vizitorësh në muzetë e vendit, afro 55 mijë turistë në tre muajt e parë të vitit

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe shifrat.

Konkretisht, 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në tre muajt e parë të këtij viti. Krahasuar me një vit më parë kemi një rritje me 122% të numrit të turistëve që kanë vizituar muzetë kombëtare.

“Rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë. 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024, 122% më shumë krahasuar me vitin 2023”, shkruan Rama.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.