Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata paraqitet në SPAK

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka shkuar ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Ndaj tij është

Shkurt 2, 2024 - 10:24
 0
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata paraqitet në SPAK

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka shkuar ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitjeje, në kuadër të hetimeve mbi aferën korruptive të koncesionit të sterilizimit në shëndetësi.

Lidhur me këtë aferë u arrestuan ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Në total, SPAK ka lëshuar 8 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot në SPAK u paraqit edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili qëndroi rreth 45 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.