“Rekurs në GJL për heqje të masës së sigurisë”, sot merret në pyetje Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi ka depozitur një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë. Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë “arrest në shtëpi” dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka […]

Janar 25, 2024 - 08:55
 0
“Rekurs në GJL për heqje të masës së sigurisë”, sot merret në pyetje Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi ka depozitur një ditë më parë në Gjykatën e Lartë rekursin për heqje të masës së sigurisë.

Pasi fitoi lirinë në Apel dhe u la në masë “arrest në shtëpi” dy avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që klienti i tij të jetë pa asnjë masë sigurie me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë e ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e senacës.

Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.

Këtë të Enjte në SPAK do të mbahet senaca e marrjes në pyetje të dhëndrit të ish-kryeminstrit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.