Rëndohet bilanci i viktimave të shpërthimit në Lushnjë, pas Landi Verçanit humb jetën dhe i biri 20 vjeçar

Ka shkuar në dy numri i viktimave të shpërthimit në Lushnjë. Pas Landi Verçanit, ka ndërruar jetë dhe djali i tij, rreth të 20-ave, gjatë transportimit në spitalin e Traumës. Babë e bir ndodheshin në vinç në momentin kur mjeti është prekur nga telat e tensionit të rëndë dhe ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm që […]

Mars 1, 2024 - 18:40
 0
Rëndohet bilanci i viktimave të shpërthimit në Lushnjë, pas Landi Verçanit humb jetën dhe i biri 20 vjeçar

Ka shkuar në dy numri i viktimave të shpërthimit në Lushnjë. Pas Landi Verçanit, ka ndërruar jetë dhe djali i tij, rreth të 20-ave, gjatë transportimit në spitalin e Traumës.

Babë e bir ndodheshin në vinç në momentin kur mjeti është prekur nga telat e tensionit të rëndë dhe ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm që u mori jetën dhe la të plagosur dhe 8 të tjerë, mes tyre dhe deputetin e PS- Bujar Çelën.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.