RENEA arreston Shkëlzen Xhenjen: 32-vjeçari, me rrezikshmëri shumë të lartë

RENEA ka mundur që të kapë një 32-vjeçar me rrezikshmëri shumë të lartë në Shkodër. Shkëlzen Xhenje ishte në kërkim për disa ngjarje të ndryshme kriminale. Konkretisht rezulton i akuzuar nga SPAK-u në kuadër të dosjes “Metamorforza” për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Po ashtu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi […]

Shkurt 9, 2024 - 10:58
 0
RENEA arreston Shkëlzen Xhenjen: 32-vjeçari, me rrezikshmëri shumë të lartë

RENEA ka mundur që të kapë një 32-vjeçar me rrezikshmëri shumë të lartë në Shkodër. Shkëlzen Xhenje ishte në kërkim për disa ngjarje të ndryshme kriminale. Konkretisht rezulton i akuzuar nga SPAK-u në kuadër të dosjes “Metamorforza” për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Po ashtu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi në vitin 2021 bashkë me dy persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave. Ndërkohë 32-vjeçari rezulton i dënuar edhe nga Gjykata e Lezhës për futje të sendeve të paligjshme në burg.

 

“32-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale. Konkretisht, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim””, njoftoi policia.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Historiku”. 32-vjeçari u gjet në një banesë në fshatin Kuç, ndërsa aksioni u krye nga forcat speciale të RENEA-s për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqet Xhenje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.