“Rënia e Euros vazhdon”/ Eksperti zbulon një nga arsyet kryesore: Sezoni është zgjatur, ndodhemi në një…

Dritan Vakaj, drejtor i Shoqatës Së Zyrave të Këmbimit Valutor ka deklaruar se rënia e Euros vazhdon sepse sezoni i verës është zgjatur. Sipas tij, ndonëse jemi në vjeshtë, ndodhemi në një verë më të zgjatur. Në një lidhje me Skype për “Sheshin e Dollarit”, Vakaj ka theksuar se faktorët që kanë ndikuar në rënien […]

Shtator 29, 2023 - 15:40
 0
“Rënia e Euros vazhdon”/ Eksperti zbulon një nga arsyet kryesore: Sezoni është zgjatur, ndodhemi në një…

Dritan Vakaj, drejtor i Shoqatës Së Zyrave të Këmbimit Valutor ka deklaruar se rënia e Euros vazhdon sepse sezoni i verës është zgjatur. Sipas tij, ndonëse jemi në vjeshtë, ndodhemi në një verë më të zgjatur.

Në një lidhje me Skype për “Sheshin e Dollarit”, Vakaj ka theksuar se faktorët që kanë ndikuar në rënien e Euros janë disa si fluksi i turizmit apo projektet në fushën e ndërtimit.

“Në fakt turistët e vjeshtës po jetojnë një vjeshtë relativisht të nxehtë, kështu që kemi një verë disa më të zgjatur këtë herë. Të them të drejtën ne si zyrat e këmbimit valutor e prisnim që euro do të ishte më e forcuar, duke marrë parasysh historikun e mëpërparshëm. Por janë disa faktorë që nuk e kanë lënë që euro të kap ato nivele që prisnim. Siç e thash, vera është disi më e zgjatur dhe vera relativisht e nxehtë. Përveç fluksit në fushën e turizmit kemi pasur dhe disa projekte në fushën e ndërtimit. Ka pasur dhe një interes në nivel kombëtar, ç’ka ka bërë që investimet e huaja të rriten. Ka pasur sukses për projekte në zonën bregdetare. Edhe në një farë mënyre kjo ka ndikuar që të kemi një rritje më të ngadaltë. Sigurisht që kemi pasur një rritje gjatë shtatorit të euros, në raport me lekun, por sigurisht sforcimi ka qene poshtë pritshmërive të tregut dhe disi më i ngadaltë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.