“Republika” që pranoi Kurti, eksperti Krisafi: Problematike në draft është çështja e presidentit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se problamatikë në draft statutin për Asociacionin, është fakti që komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të ketë president dhe zëvendëspresident. Në një intervistë për ABC News, Krisafi u shpreh se niveli i drejtimit, duhet të jetë më i ulët. Sipas Krisafit, presidenti serb, Aleksandër [...]Read More...

Nëntor 17, 2023 - 18:01
 0
“Republika” që pranoi Kurti, eksperti Krisafi: Problematike në draft është çështja e presidentit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi thotë se problamatikë në draft statutin për Asociacionin, është fakti që komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, do të ketë president dhe zëvendëspresident.

Në një intervistë për ABC News, Krisafi u shpreh se niveli i drejtimit, duhet të jetë më i ulët.

Sipas Krisafit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të kërkojë ta shtyjë sa më shumë këtë situatë, të paktën deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA në 2024.

“Nga drafti që unë kam parë, janë dy gjëra që janë të rëndësishme. E para, nuk parashikohet fuqi ekzekutive për Asociacionin. E dyta, negative dhe problematike është çështja e presidentit dhe zëvendëspresidentit. Në draft, Asociacioni ka president dhe zëvendëspresident. Nëse ka Asociacioni një president, ky presidenti mund të shkojë në të ardhmen të bëjë takime në Beograd, Sarajevë, mund të vijë në Tiranë.

Kjo mund të jetë problematike në raste të tilla. Kur e kam parë draftin, gjëja që më shumë më bëri përshtypje është kjo ekzistenca e presidentit dhe zëvendëspresidentit. Niveli i drejtimit duhet të jetë më i ulët, në nivelin e kryetarit të Asociacionit. Gjëja më e mirë që ka drafti për momentin, për aq sa kemi parë, është fakti që Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive, nuk bën ligje.

Çdo gjë e lidh me qeverinë e Kosovës, lidhet me Prishtinën. Pala tjetër, Serbia, të paktën deri nga shkurti apo marsi nuk do të ketë shenja, sepse Vuçiç ka zgjedhjet pas një muaji. Pasi të formojë qeverinë, ka mundësi të shkaktojë edhe një krizë në Kosovë, për ta zgjatur edhe disa muaj situatën. Vuçiç kërkon ta shtyjë sa më shumë situatën, deri tek zgjedhjet amerikane në nëntor, me shpresë që Trump të fitojë përsëri dhe të marrë një marrëveshje më të mirë”, theksoi ai./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.