“Republika” që pranoi Kurti/ Zbulohet drafti i asociacionit: Serbët “qeveri” më vete

Një draft statut për Asosiacionin e komunave me shumicë serbe iu vu në tryezë Prishtinës dhe Beogradit për të mbyllur çështjen e mbetur pezull prej 10 vjetësh. Drafti me 32 faqe, i siguruar nga ABC News, e trajton komunitetin serb në Kosovë si një bashkësi tradicionale, të cilit i takojnë edhe të drejta specifike përveç [...]Read More...

Nëntor 16, 2023 - 18:08
 0
“Republika” që pranoi Kurti/ Zbulohet drafti i asociacionit: Serbët “qeveri” më vete

Një draft statut për Asosiacionin e komunave me shumicë serbe iu vu në tryezë Prishtinës dhe Beogradit për të mbyllur çështjen e mbetur pezull prej 10 vjetësh. Drafti me 32 faqe, i siguruar nga ABC News, e trajton komunitetin serb në Kosovë si një bashkësi tradicionale, të cilit i takojnë edhe të drejta specifike përveç të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Asociacioni sipas draftit, është një Ent Juridik i Posaçëm i së Drejtës Publike i krijuar sipas parimit Lex Specialis. Asosiacioni do të ketë President dhe zv.president, buxhetin dhe simbolet e veta zyrtare, përfshirë stemën dhe flamurin. Asociacioni mund të shpërndahet vetëm me vendim të mbështetur nga dy të tretat e shumicës së të gjithë anëtarëve të saj.

I frymëzuar nga Parlamenti Sami në Suedi, ky Statut propozon një model hibrid, pjesërisht një organ komunitar dhe pjesërisht një agjenci qeveritare. Asosacioni do të ketë të drejtë të marrë ndihmë të drejtpërdrejtë nga Republika e Serbisë. Kjo ndihmë mund të jetë financiare, mallra dhe pajisje dhe eksperte profesionale.

Krijohen kështu “Rrjeti Serb i Arsimit” dhe “Rrjeti Serb i Kujdesit Shëndetësor” si ofrues të pavarur të arsimit dhe kujdesit shëndetësor, duke theksuar Republikën e Serbisë si themelues dhe kontribuues financiar. Asociacioni mund të lidhë gjithashtu memorandume/marrëveshje me institucione të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare dhe do të ushtrojë mbikëqyrje të plotë për të koordinuar planifikimin urban dhe rural në territorin e komunave anëtare të saj.

Ndërkohë, Komandanti i Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës që mbulon katër komunat veriore zgjidhet nga lista e kandidatëve e paraqitur nga Asociacioni. Asociacioni mund t’i paraqesë Kryeministrit propozime legjislative që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës.

Mund t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese kundër çdo akti apo vendimi nga çdo institucion që mendohet se minon ose ndikon në të drejtat dhe autorizimet e Asociacionit. Brenda një viti pas miratimit të këtij Statuti, Komisioni i Përbashkët Monitorues duhet të shqyrtojë zbatimin e tij./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.