Reshje shiu në formë rrebeshi deri në orët e pasdites dhe ulje e temperaturave, motit për sot
Shqipëria Do të vijoje ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin Shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do […]
Shqipëria
Do të vijoje ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin Shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.
Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang territori.
Era do fryjë mesatare gjatë patradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës; do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu ku më të dendura paraqoiten në zonat pernëdimore dhe jugpernëdimore të Kosovës.
Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të sjellë dobësim të ndjeshëm të vranësirave dhe shirave në vënd duke lënë më shira të izoluar vetëm skajin Verior të Kosovës.
Përsa i përket, Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
What's Your Reaction?