Reshje të dendura shiu në Tiranë, bashkia bën thirrje për kujdes

Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri pasditen e sotme. Stuhia e shiut zgjati për pak minuta duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se dita e sotme do të shoqërohet me shtrëngata dhe reshje të dendura shiu. Ajo u bën thirrje […]

Maj 25, 2024 - 19:15
 0
Reshje të dendura shiu në Tiranë, bashkia bën thirrje për kujdes

Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri pasditen e sotme.

Stuhia e shiut zgjati për pak minuta duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se dita e sotme do të shoqërohet me shtrëngata dhe reshje të dendura shiu.

Ajo u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të ulin lëvizjet e panevojshme.

“Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Bashkia Tiranë fton qytetarët që për çdo problematikë të raportojnë në aplikacionin “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.