Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezulatat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht […]

Nëntor 11, 2023 - 10:49
 0
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezulatat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri të lartë.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa të forta elektrike e lokalisht breshër. Në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike. Në relievet malore në veri dhe në verilindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës ditën e Shtunë fiton shpejtësi 13-19m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë. Ditën e Diel valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.