Reshjet e dëborës e ngricat ‘pushtojnë’ vendin, Balla: Autoritetet në krye të detyrës për pastrimin e akseve rrugore

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në vend. Balla u shpreh se në Qafë Thanë reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm. Ai theksoi se autoritetet përkatëse janë në krye të detyrës për […]

Janar 20, 2024 - 19:07
 0
Reshjet e dëborës e ngricat ‘pushtojnë’ vendin, Balla: Autoritetet në krye të detyrës për pastrimin e akseve rrugore

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në vend.

Balla u shpreh se në Qafë Thanë reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm.

Ai theksoi se autoritetet përkatëse janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin.

“Reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm.

Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin”, u shpreh ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.