Reshjet e shiut “pushtojnë” Shkodrën, përmbyten disa akse

Një rebesh shiu ka pushtuar qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të marte. Për pasojë disa segmente rrugore kanë pasur vështirësi në qarkullim

Tetor 31, 2023 - 21:45
 0
Reshjet e shiut “pushtojnë” Shkodrën, përmbyten disa akse

Një rebesh shiu ka pushtuar qytetin e Shkodrës mbrëmjen e kësaj të marte. Për pasojë disa segmente rrugore kanë pasur vështirësi në qarkullim nga moti i keq. Segmenti Isa Boletini-Ura Dervishbeg, Pallati i Rinisë në Parrucë, qendra e qytetit etj. Gjithashtu, edhe korsia e biçikletave në këto segmente është përmbytur.

 

Për situatën reagoi edhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili tha se po punohet për normalizimin e situatës.

 

“Që prej orës 18:00 qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të Shkodrës.

Punonjës të Ujësjellës – Kanalizime dhe shërbimeve publike kanë qënë të gjithë në terren për rikthimin e normalitetit në qytet në kohë rekord.

Bashkia Shkodrës, do të ndërhyje për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve si prioritet dhe shërbim për banorët e Shkodrës.”

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.