Reshjet intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile: Bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intensive veçanërisht në qarkun Shkodër. Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet […]

Nëntor 8, 2023 - 10:44
 0
Reshjet intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile: Bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intensive veçanërisht në qarkun Shkodër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon bashkive që të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

“Ne ju kujtojmë se siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale. Në kohët e sfidave, unitet dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit janë thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment”, thekson Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.