Reshjet/Rrëshqitje gurësh e dherash në akset Berat-Poliçan dhe Poliçan -Skrapar

Reshjet e shiut që kanë vijuar disa ditë resht kanë sjell problematika në aksin rrugor Berat-Poliçan dhe Poliçan -Skrapar. Rrëshqitjet e gurëve dhe të dherave nga shpatet e malit përgjatë këtij aksi kanë sjell problematika në qarkullimin e automjeteve. Në aksin Vodic -Poliçan si dhe Polçan -Bogovë rreziku është më i madh pasi gurët mund […]

Prill 21, 2024 - 15:50
 0
Reshjet/Rrëshqitje gurësh e dherash në akset Berat-Poliçan dhe Poliçan -Skrapar

Reshjet e shiut që kanë vijuar disa ditë resht kanë sjell problematika në aksin rrugor Berat-Poliçan dhe Poliçan -Skrapar.

Rrëshqitjet e gurëve dhe të dherave nga shpatet e malit përgjatë këtij aksi kanë sjell problematika në qarkullimin e automjeteve.

Në aksin Vodic -Poliçan si dhe Polçan -Bogovë rreziku është më i madh pasi gurët mund të shkaktojnë aksidentimin e mjeteve të cilat qarkullojnë në këtë zonë.

Nga rëniet e gurëve, njëri krah i rrugës është pakalueshëm ndërsa mjetet ikin në njërin sens të kundërt. Policia e qarkut Berat dhe Poliçan si dhe e Skrapar janë të pranishme për të shmangur çdo aksident, si dhe mësohet se në terren kanë dalë brigada e shërbimit pranë Bashkisë Poliçan.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.