Rezoluta për Srebrenicën, Kurti: Për paqen në Ballkan, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përgëzuar miratimin nga OKB-ja Rezolutën për Srebrenicën të 11 korrikut, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, që shënon masakrën më brutale në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kurti në një postim në platformën X ka thënë se për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë […]

Maj 24, 2024 - 11:25
 0
Rezoluta për Srebrenicën, Kurti: Për paqen në Ballkan, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përgëzuar miratimin nga OKB-ja Rezolutën për Srebrenicën të 11 korrikut, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, që shënon masakrën më brutale në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kurti në një postim në platformën X ka thënë se për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet pranuar dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë.

“Ne përgëzojmë miratimin nga OKB-ja të 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, duke shënuar masakrën më brutale të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Për paqen në Ballkan, përgjegjësia e Serbisë duhet njohur, si dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të sjellë autorët para drejtësisë”, ka shkruar Kurti në platformën X.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.