Rihapet gara për titullin MotoGP, Jorge Martin triumfon në Tajlandë

Gara për titullin në MotoGP po bëhet gjithnjë e më emocionuese. Jorge Martin triumfoi në garën e Tajlandës për të ngushtuar distancat me Francesco Bagnaia në vetëm 13 pikë. Një garë spektakolare në Buriram, e dominuar totalisht nga Martin me Ducatin e tij. Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm në pistë, teksa pas fitimit të garës Sprint […]

Tetor 29, 2023 - 14:45
 0
Rihapet gara për titullin MotoGP, Jorge Martin triumfon në Tajlandë

Gara për titullin në MotoGP po bëhet gjithnjë e më emocionuese. Jorge Martin triumfoi në garën e Tajlandës për të ngushtuar distancat me Francesco Bagnaia në vetëm 13 pikë. Një garë spektakolare në Buriram, e dominuar totalisht nga Martin me Ducatin e tij. Spanjolli ishte i jashtëzakonshëm në pistë, teksa pas fitimit të garës Sprint dhe pole-position kurorëzon me vendin e parë këtë garë ndoshta vendimtare për titullin kampion.

Rivaliteti është më i nxehtë se kurrë tre gara para fundit, ku do të vendoset në Malajzi, Katar dhe Valencia. Në garën e Tajlandës, Martin la pas krahëve të tij Brad Binder, por për shkak të një penaliteti zbriti në shkallën më të ulët të podiumit, për t’i lënë vendin e liderit të kampionatit, Bagnaia. Më pas renditja u plotësua nga Bezzechi, që mori vendin e katërt me Dukatin e tij dhe la pas Espargaro, Quartararo dhe Marc Marquez. 10 vendet e para plotësohen nga Fabio di Giannantonio dhe Johann Zarco.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.