Rikthehen mbledhjet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë? Ministri i Mbrojtjes së Kosovës tregon porosinë e parë të Albin Kurtit

Marrëdhënia e tensionuar mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit nuk është reflektuar në marrëdhëniet e anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi në një intervistë për RTSH-në se porosia e parë që kryeministri Kurti i ka dhënë pas marrjes së postit disa muaj më parë ishte zgjerimi i bashkëpunimit me […]

Janar 19, 2024 - 21:51
 0
Rikthehen mbledhjet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë? Ministri i Mbrojtjes së Kosovës tregon porosinë e parë të Albin Kurtit

Marrëdhënia e tensionuar mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit nuk është reflektuar në marrëdhëniet e anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi në një intervistë për RTSH-në se porosia e parë që kryeministri Kurti i ka dhënë pas marrjes së postit disa muaj më parë ishte zgjerimi i bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

“Mund të them me përgjegjësi se nga kryeministri Kurti kam qenë i mbështetur plotësisht për të zhvilluar dhe rritur bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrotjtjes së Shqipërisë”- tha Ministri Maqedonci.

Për të konkretizuar më tej këtë bashkëpunim, përveç vizitave, trajnimeve dhe stërvitjeve dypalëshe, Shqipëria dhe Kosova kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët për ngritjen në Kosovë të një qendre rajonale për reagimin e shpejtë.

“Kjo do të jetë një qendër koordinuese për menaxhimin e krizave në Ballkanin Perëndimor. Deri tani, kemi patur mbështetjen edhe të Maqedonisë së Veriut. Qendra koordinon të gjitha emergjencat dhe fatkeqësitë natyrore, redukton burokracitë, duke i ofruar në kohë ndihmë të shpejtë njëri-tjetrit.”, tha ai.

Gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës i pohoi gazetares, Elona Meço se ka ardhur koha që qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës t’i rikthehen mbledhjeve të përbashkëta.

Kjo traditë u ndërpre, kur Shqipëria anulloi mbledhjen e lajmëruar vitin e shkuar, për shkak të mosmarrëvehsjeve që kryeministri Kurti pati me partnerët euroatlantikë për çështjen e administrimit të komunave në veri të Kosovës. Kjo ishte koha, kur marrëdhënia e tyre ngriu dhe gjuha u ashpërsua. Po tani kush do ta marrë hapin i pari? Ejup Maqedonci përgjigjet.

“Nuk besoj se ka rëndësi se kush e hedh hapin i pari. Ne duhet të mendojmë që të zhvillojmë mbledhje të përbashkëta dhe ato të kenë rezultat”.

PJESË NGA INTERVISTA ME MINISTRIN E MBROJTJES SË KOSOVËS, EJUP MAQEDONCI

Elona Meço, RTSH: Mendoni se ka ardhur koha që të bëhet një mbledhje e përbahskët mes dy qeverive?

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Vlerësoj që duhet të vazhdohet me praktikën e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta, por gjithmonë këto mbledhje duhet të nisin të prodhojnë rezultate. Shpesh, në të kaluarën, këto mbledhje nuk kanë prodhuar shumë rezultate që qytetarët të mund t’i prekin. Përveç të tjerave, me Republikën e Shqipërisë duhet të nisim të ndërtojmë dhe strategji të përbashkëta  dhe të shohim problemet dhe kërcënimet me një sy, por edhe zgjidhjen dhe adresimin e këtyre problemeve kundër këtyre kërcënimeve ta kemi të sinkronizuar dhe të koordinuar.

Elona Meço, RTSH: Ju thoni që “po”, duhet një mbledhje e përbashkët, pra t’i rikthehemi traditës, por çështja është kush e hedh hapin i pari.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Nuk besoj se ka rëndësi se kush e hedh hapin i pari. Besoj se duhet të mendojmë që të zhvillojmë mbledhje të përbashkëta.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.