Rikthehet bora në Korçë, zonat turistike zbardhen në ditët e para të pranverës

Reshjet e borës kanë përfshirë sërish juglindjen e vendit dhe kryesisht lartësitë mbi 800 metër edhe pse jemi në ditët e para të muajit Mars që shënon dhe startin e pranverës. Zona e Dardhës dhe fshati turistik janë sërish nën bardhësi pasi gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë. ARRSH bën me dije se […]

Mars 5, 2024 - 09:30
 0
Rikthehet bora në Korçë, zonat turistike zbardhen në ditët e para të pranverës

Reshjet e borës kanë përfshirë sërish juglindjen e vendit dhe kryesisht lartësitë mbi 800 metër edhe pse jemi në ditët e para të muajit Mars që shënon dhe startin e pranverës.

Zona e Dardhës dhe fshati turistik janë sërish nën bardhësi pasi gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë.

ARRSH bën me dije se në terren punohet për pastrim dhe kriposje e kësaj rruge, teksa nuk është shfaqur asnjë problematikë për drejtuesit e mjeteve, të cilët megjithatë këshillohen të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme dimërore.

Aksi Korçë-Bonoshticë-Dardhë është i hapur gjithashtu, ndërsa nuk raportohen problematike as në rrugët e tjera nacionale apo rurale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.