Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në

Prill 18, 2024 - 18:45
 0
Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve  sizmike
Pamje nga termeti katastrofik i 2023

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët.

Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e Tokatit, ndërsa thellësia ishte 5.99 kilometra, duke e bërë tërmetin mjaft të ndjeshëm për qytetarët turq.

Ndërkaq mediat vendase kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.

Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar Turqia u godit nga një tërmet katastrofik, ku u regjistruan  mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale./vizzionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.