Rikthehet “OFL”, në sitë makinat luksoze, ngrohet “regjistri i milionerëve”

Kush ka një makinë luksoze do të duhet të justifikojë burimin e parave. Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale të zotëruesit të saj. Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror […]

Janar 21, 2024 - 18:28
 0
Rikthehet “OFL”, në sitë makinat luksoze, ngrohet “regjistri i milionerëve”

Kush ka një makinë luksoze do të duhet të justifikojë burimin e parave. Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale të zotëruesit të saj.

Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror që do të batohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bashkë me atë të Transportit Rrugor. Në rastet kur do të gjendet se vlera e automjetit nuk justifikohet, zotëruesi do të çohet për hetim.

Në përpjekje për të luftuar informalitetin dhe pastrimin e parave, brenda vitit 2026 pritet të ngrihet edhe Regjistri i Pasurive të Tatimpaguesve.

Në të do të përfshihen si pasuritë e luajtshme monetare, ashtu edhe ato të paluajtshme në prona. Në regjistrin që ishte planifikuar të ngrihej vitin e ardhshëm, fillimisht do të listohen më të pasurit, për tu zgjeruar më pas me të tjera kategori.

Nismat që pritet ë zbatohen në dy vitet e ardhme, me qëllim edhe reduktimin e “cash-it” janë të ngjashme me operacionin “Forca e Ligjit”, por zbatimi i tyre nuk do të bëhet nga Policia e Shtetit, por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

a2news /a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.