Rikujtesë për Brukselin dhe Tiranën zyrtare në Ditën e Europës
Nga Tritan Kalo KURRË nuk është folur haptazi, qartazi dhe me kërkesë llogaridhënëse si në Tiranë dhe aq më pak në Bruksel, për ÇËSHTJEN e ÇAMËRISË dhe GENOCIDIN grek ndaj popullatës shqiptare të Çamërisë dhe më gjërë në Trojet Arbërore…. NË EUROPËN E BASHKUAR mund të hyet vetëm duke zgjidhur në thelb, çështjet e lëna […]
Nga Tritan Kalo
KURRË nuk është folur haptazi, qartazi dhe me kërkesë llogaridhënëse si në Tiranë dhe aq më pak në Bruksel, për ÇËSHTJEN e ÇAMËRISË dhe GENOCIDIN grek ndaj popullatës shqiptare të Çamërisë dhe më gjërë në Trojet Arbërore….
NË EUROPËN E BASHKUAR mund të hyet vetëm duke zgjidhur në thelb, çështjet e lëna pezull me vëndet tashmë anëtare të BE-së….
Greqia mban ende në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë, të aprovuar nga Parlamenti Grek gjatë LIIB, kur ajo u sulmua në 1940 prej Italisë fashiste, e cila e kish pushtuar tashmë Shqipërinë më 7.04.1939….
KY LIGJ ABSURD jo më kot nuk shfuqizohet….
Në Konferencën e Paqes në Paris më 1946, Greqia me ndihmesën diplomatike të Anglisë, donte të aneksonte “Epirin e Veriut” deri në Shkumbin, gjoja se Shqipëria gjatë LIIB u vu në krah të boshtit Nazisto-Fashist, dhe duhej trajtuar si një vënd humbës i kësaj lufte…..
Me këtë Ligj absurd justifikohet Genocidi kundër popullatës çame, e cila gjoja u shpall bashkpuntore me pushtuesit nazi-fashist të Greqisë….
Me këtë Ligj absurd u mohoen të drejtat humanitare të rikthimit në vatrat e tyre, të dhjetra mijra shqiptarëve çamë si dhe rikthimin e pronave të rrëmbyera atyre padrejtësisht….
Me këtë Ligj absurd mbahet nën presion Tirana zyrtare që të aprovoj varreza të ushtarëve grekë të rënë në Trojet tona, pra jo si çlirimtarë por si pushtues të tyre…..
Me këtë Ligj absurd mbahet nën presion Shqipëria dhe i kërkohet ende të aneksohen hapsira detare të saja….,
Në BE hyet me DINJITETIN e Shqiptarit dhe jo me ndjesinë e përulësinë e VASALIT ndaj Athinës zyrtare, që së bashku me Beogradin mbajnë në surdinë albanofobinë shekullore…..
Aq më turpërisht Tirana zyrtare i ngre bust në Shqipërinë e këndej Drinit Kostandin Mitsotaqisit nipit të Napoleon Zervës, kryegenocidistit grek të popullsisë shqiptare të Çamërisë……
Kërkohen të drejta jo logjike apo më keq edhe jo kushtetuese për minoriteritetin grek në Shqipëri, ndërkohë që vetë Greqia ligjërisht nuk i njeh minoritetet etno-kulturore në teritorin e saj……
ISHIN ARVANITASIT ata që bënë Revolucionin grek kundër pushtimit osman në 1822…..90% e heronjve të tij janë arvanitas….NAFLIO në More/Peloponezi i sotëm ishte Kryeqyteti i parë prej 10 vitesh i teritoreve të shkëputura pas Revolucionit nga Perandoria osmane….
Të kërkosh sot helenizimin edhe të Trojeve Arbërore është kërkesa më absurde, që mundet të bëhet kur historikisht për helenë, për gjuhën e për kulturën e tyre filloj të flitet pas 1832…..
A u ka mbetur ndopak gjak shqiptari ndër vena ju pusht-shtetarëve shqipfolës në Shqipërinë e këndej Drinit, dhe në tërë Trojet Arbërore?!?!
“Se Zoti vetë e tha me gojë, Që Kombe shuhen për mbi dhe, Por Shqipëria do të rrojë, Për të për të luftojmë NE”…..
Together forever and ever
What's Your Reaction?