Rinisin granatimet në të gjithë Rripin e Gazës, Izraeli vazhdon sulmet e pandërprera

Sulmet ajrore vazhdojnë sot në Rripin e Gazës, nga veriu në jug, ku Izraeli vazhdon operacionet e tij të pamëshirshme kundër Hamasit, disa orë pasi u njoftua

Qeshor 4, 2024 - 16:50
 0
Rinisin granatimet në të gjithë Rripin e Gazës, Izraeli vazhdon sulmet e pandërprera

Sulmet ajrore vazhdojnë sot në Rripin e Gazës, nga veriu në jug, ku Izraeli vazhdon operacionet e tij të pamëshirshme kundër Hamasit, disa orë pasi u njoftua për vdekjen e katër pengjeve të tjerë të mbajtur në enklavë.

Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim nga e gjithë bota, pretendimet e kundërta të dy palëve duket se po çojnë në dështimin e planit të paqes të paraqitur të premten e kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, pas gati tetë muajsh luftë.

Rreth një muaj pas fillimit të operacionit tokësor në Rafah, në kufirin me Egjiptin, luftimet kanë rifilluar në të gjithë enklavën.

Më herët, dëshmitarët okularë dhe një zyrtar lokal thanë se avionët luftarakë bombarduan Rafahun lindor dhe qendror.

Një dëshmitar tha gjithashtu se artileria kishte për qëllim Khan Younis, një qytet që është shkatërruar dhe është disa kilometra nga Rafah.

Granatimet u raportuan gjithashtu në qytetin e Gazës, në veri, dhe vendbanimin Bureij, në qendër të Gazës. Në Deir el-Balah, gjithashtu në Rripin qendror të Gazës, tetë policë u vranë, sipas Hamasit.

Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore goditën “65 objektiva terroristë” dje, të hënën.

Në të njëjtën ditë, qindra protestues u mblodhën në Tel Aviv dhe akuzuan qeverinë për “braktisjen” e pengjeve.

“Gjaku është në duart tuaja, këta njerëz mund të shkojnë në shtëpi të gjallë dhe jo në arkivole,” tha Yifat Calderon, kushëri i pengut franko-izraelit Ofer Calderon.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që menjëherë të arrijnë një marrëveshje për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve. Nuk ka alternativë tjetër: çdo vonesë kushton jetë çdo ditë”, tha sot i dërguari i posaçëm i OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Venesland./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.