Ripërsëritja e zgjedhjeve në RMV, rrokadë mandatesh. BDI e humbet, e rrëmben “VLEN”
Partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI e udhëhequr nga Ali Ahmeti humbi një mandat deputeti pas përsëritjes së zgjedhjeve parlamentare të mërkurën, në 7 njësi zgjedhore të vendit. Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut njoftoi se vendin e humbur nga BDI-ja në Parlament, e fiton koalicioni i katër partive opozitare […]
Partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI e udhëhequr nga Ali Ahmeti humbi një mandat deputeti pas përsëritjes së zgjedhjeve parlamentare të mërkurën, në 7 njësi zgjedhore të vendit.
Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut njoftoi se vendin e humbur nga BDI-ja në Parlament, e fiton koalicioni i katër partive opozitare shqiptare “VLEN”.
Përsëritja e votimit në shtatë njësi zgjedhore është zhvilluar pas një vendimi përkatës të gjykatës, për shkak të parregullsive të ndodhura në to në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Pas votimeve të përsëritura, BDI do të ketë 18 deputetë, aq sa edhe LSDM që largohet nga pushtetit, ndërsa koalicioni “VLEN” do të ketë 14 ulëse në Parlamentin me 120 ligjvënës.
VMRO-DPMNE e krahut të djathtë mbetet me 58 vende, ndërsa gjashtë vende janë siguruar nga partia nacionaliste, pro-ruse e Majtë dhe partia e sapoformuar e kryetarit të komunës së Kumanovës, Maxim Dimitrievsky.
Sakaq, lideri i VMRO-DPMNE-së, Christian Mickoski, ka nisur negociatat me koalicionin shqiptar “VLEN” për formimin e qeverisë, gjë që ka ngjallur reagime të forta nga BDI-ja, e cila argumenton se duhet të jetë e para nga partitë shqiptare që do të marrë pjesë në qeverinë e re dhe jo koalicioni opozitar.
Por, Mickoski ka përjashtuar deri më tani çdo mundësi për bashkëpunim paszgjedhor me BDI-në, e cila në 20 vitet e fundit ka qenë pjesë e të gjitha qeverive të koalicionit të vendit.
/a.r
What's Your Reaction?