Rishfaqet në publik pas diagnostikimit me kancer mbreti Charles III

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe është shfaqur për herë të parë në publik. Ai mori pjesë në shërbimin vjetor të kishës me rastin e Pashkëve në Windsor. Kjo është paraqitja e tij e parë në një event publik mbretëror që nga diagnostikimi me kancer në muajin shkurt. Charles, 75 vjeç, përshëndeti publikun ndërsa ai […]

Mars 31, 2024 - 21:05
 0
Rishfaqet në publik pas diagnostikimit me kancer mbreti Charles III

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe është shfaqur për herë të parë në publik. Ai mori pjesë në shërbimin vjetor të kishës me rastin e Pashkëve në Windsor.

Kjo është paraqitja e tij e parë në një event publik mbretëror që nga diagnostikimi me kancer në muajin shkurt.

Charles, 75 vjeç, përshëndeti publikun ndërsa ai dhe mbretëresha Camilla mbërritën me makinë në Kishë.

Charles ka shtyrë të gjitha angazhimet e mëparshme publike që kur Pallati Buckingham njoftoi se ai do t’i nënshtrohej trajtimit. Prania e Mbretit shihet si inkurajim për shumë vëzhgues mbretërorë dhe përkrahës të kurorës, pas deklaratës së papritur të Princeshës së Wellsit, Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.