‘Rithemelimi’ del me kandidat të njëanshëm në Kukës, Rexhmati: Ai s’jeton këtu, bëra mirë që u tërhoqa

Artif Rexhmati ka komentuar në Report Tv kandidatin e Rithemelimit për zgjedhjet në Kukës, Emri Vata. Vata u shpall fitues i primareve. Ndonëse Rexhmati kishte shansin për të qenë ‘ura e bashkimit’ të demokratëve në Kukës, ai u tërhoq dy ditë para primareve me pretendimin se procesi ishte i njënshëm dhe jo i unifikuar. Ai […]

Gusht 27, 2023 - 21:02
 0
‘Rithemelimi’ del me kandidat të njëanshëm në Kukës, Rexhmati: Ai s’jeton këtu, bëra mirë që u tërhoqa

Artif Rexhmati ka komentuar në Report Tv kandidatin e Rithemelimit për zgjedhjet në Kukës, Emri Vata. Vata u shpall fitues i primareve.

Ndonëse Rexhmati kishte shansin për të qenë ‘ura e bashkimit’ të demokratëve në Kukës, ai u tërhoq dy ditë para primareve me pretendimin se procesi ishte i njënshëm dhe jo i unifikuar. Ai thotë se fitorja e Emri Vatës tregon shumë për procesin e primareve.

‘Emri Vata nuk jeton në Kukës dhe fakti që fitoi ai pikërisht si kandidat i njëanshëm, tregon se unë kisha të drejtë në tërheqjen që bëra pak ditë më parë nga një proces i njëanshëm dhe jo i unifikuar.’- tha Rexhmati për Report Tv.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.