RMV/ 2-vjeçarja dyshohet se u dhunua fizikisht nga i ati, ndërron jetë pas 22 ditësh në spital

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Një vajzë e vogël, vetëm 2 vjeçe, humbi tragjikisht jetën pas 22 ditësh e shtruar në klinikën e Shkupit. E mitura dyshohet se u dhunua fizikisht nga babai i i saj, i cili u arrestua nga policia. Siç raporton Klan Maqedonia, autori i […]

Janar 11, 2024 - 14:08
 0
RMV/ 2-vjeçarja dyshohet se u dhunua fizikisht nga i ati, ndërron jetë pas 22 ditësh në spital

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Një vajzë e vogël, vetëm 2 vjeçe, humbi tragjikisht jetën pas 22 ditësh e shtruar në klinikën e Shkupit. E mitura dyshohet se u dhunua fizikisht nga babai i i saj, i cili u arrestua nga policia. Siç raporton Klan Maqedonia, autori i dyshuar është një 30-vjeçar.

“F.D. (30), dyshohet se më 18.12.2023 në shtëpinë e familjes në Kërçovë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dy vjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup ku, më 08.01.2024, ka ndërruar jetë”, thanë autoritetet atje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.