“Rodeo” në mes të detit, sherifi “kap” skafin pa drejtues që po arratisej

Një video e zyrës së sherifit të një konteje në Florida u bë virale në rrjet për faktin se një efektiv filmoi momentin kur hidhet në det të hapur për të kapur një varkë pa drejtues që po lundronte me shpejtësi rreth 65 kilometra në orë. Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, kur patrulla detare […]

Gusht 5, 2023 - 19:05
 0
“Rodeo” në mes të detit, sherifi “kap” skafin pa drejtues që po arratisej

Një video e zyrës së sherifit të një konteje në Florida u bë virale në rrjet për faktin se një efektiv filmoi momentin kur hidhet në det të hapur për të kapur një varkë pa drejtues që po lundronte me shpejtësi rreth 65 kilometra në orë.

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, kur patrulla detare e zyrës së sherifit në kontenë Pinellas mori një telefonatë se drejtuesi i një skafi kishte rënë në ujë dhe mjeti lundrues po lëvizte me shpejtësi. Efektivët u vunë në ndjekje të skafit pasi drejtuesi u shpëtua nga pushues të tjerë dhe njëri prej tyre, i identifikuar më vonë si “Fernandes”, shihet në kamera teksa hidhet si një protagonist i filmave aksion, për të kapur varkën që po “arratisej”.

Autoritetet njoftuan se incidenti përfundoi pa të lënduar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.