Roma rikthehet tek fitorja, Atalanta shpërdoron ndaj Juventusit
Roma mundi Frosinonen në javën e 7 të Serie A duke marrë frymë thellë, të paktën për momentin, nga luhatjet e mëdha në
Roma mundi Frosinonen në javën e 7 të Serie A duke marrë frymë thellë, të paktën për momentin, nga luhatjet e mëdha në rezultate në këtë fillim sezoni.
Suksesi 2 me 0 në Olimpico i dedikohet golave të Lukakut dhe Pellegrinit.
Sulmuesi belg hapi serine e golave në minutëne 21 pasi u sherbye nga Paolo Dybala.
Sulmuesi I miqve Cuni me origjinë shqiptare provoi të vinte në vështirësi Rui Patrision në pjesën e parë por pa mundur të shënojë.
Në të dytën suksesi I verdhekuqve u konsolidua nga goli I Pelegrinit në minutën e 83, edhe këtë herë përmes një asistemi të Dybalës.
Në klasifikim megjithë humbjen Frosinone mbetet përpara Romës pasi ka 9 pikë, ndersa ekipi I Murinjos ka 8 pikë.
Barazim I thatë pa gola në duelin tjetër mes Atalantes dhe Juventus që ishte edhe ndër sfidat më të forta të kësaj jave.
Bergamasket ishin më të rrezikshëm, më kërkues dhe më pranë golit në disa moment me Xapakosten, Kopmeiners dhe Muriel, mirëpo Shcezni bëri disa ndërhyrje vendimtare.
Në krahun tjetër vetëm Kieza nuk mjaftoi për të krijuar panik tek prapavaija vendase e udhëhequr nga një Gjimshiti në formë të mirë. Në klasifikim Juventus iu bashkua Napolit me 14 pikë, 4 më pak sesa dyshja kryesuese Inter e Milan. Sot në Tring transmetohen tre ndeshjet e fundit të javës së 7.
What's Your Reaction?