Roza flet për lidhjen me Stinen: E kam vuajtur shumë

Gjatë një bisedë me banorët në BBVIP, Roza ka folur për marrëdhëniet dhe është ndalur tek lidhjet me personazhet publikë, duke treguar eksperiencën e saj. “Nuk më pëlqen mua që partneri im të jetë person publik. Dua të jem unë star-i i shtëpisë! Nuk jam egoiste, por unë e di se çfarë lloj bote është […]

Janar 30, 2024 - 12:26
 0
Roza flet për lidhjen me Stinen: E kam vuajtur shumë

Gjatë një bisedë me banorët në BBVIP, Roza ka folur për marrëdhëniet dhe është ndalur tek lidhjet me personazhet publikë, duke treguar eksperiencën e saj.

“Nuk më pëlqen mua që partneri im të jetë person publik. Dua të jem unë star-i i shtëpisë! Nuk jam egoiste, por unë e di se çfarë lloj bote është kjo dhe nuk jam dakord që në këtë lloj bote të jetë edhe partneri im. Partneri im duhet të jetë serioz me kostum, jo me fansa e adhurues,” -u shpreh Roza.

Duke folur për lidhjet me personazhet e njohur, Roza u ndal edhe tek lidhja e saj me Stinen, që ka qenë edhe romanca e saj e parë, dhe ka qenë shumë publike në atë kohë.

“Dikur kam qenë e lidhur me një të famshëm. Kam provuar anë të shëmtuara të famës. Por s’do e provoja kurrë sërish me një të famshëm! E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm, u ndava. Kam qëndruar tri vite me të. Ka qenë lidhja ime e parë,” -ka rrëfyer ndër të tjera Roza.

Roza dhe Stine kanë treguar se pavarësisht se kanë pasur një lidhje dikur, sot ruajnë një raport shumë të mirë miqësor.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.