Rrahën barbarisht 30-vjeçarin me shkopinj bejsbolli në Korçë, ende asnjë autor i arrestuar, policia merr në pyetje familjarët

Katër dhunuesit që rrahën barbarisht një ditë më parë 30-vjeçarin Ramadan Hasani nuk janë kapur ende nga policia. Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel

Mars 23, 2024 - 12:30
 0
Rrahën barbarisht 30-vjeçarin me shkopinj bejsbolli në Korçë, ende asnjë autor i arrestuar, policia merr në pyetje familjarët

Katër dhunuesit që rrahën barbarisht një ditë më parë 30-vjeçarin Ramadan Hasani nuk janë kapur ende nga policia.

Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura pasi kanë goditur me shkopinj bejsbolli dhe leva hekuri 30 vjeçarin brenda një servisi në një lagje periferike të qytetit të Korçës ja kane dale të largohen në drejtim të paditur edhe për policinë lokale e cila i ka shpallur në kërkim.

 

Për këtë arsye uniformat blu kanë ngritur postblloqe në gjithë hyrje daljet në qytetin më të madh të juglindjes së vendit ndërkohë që zyrtarisht janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar.

Gjatë këtyre orëve policia ka marrë në pyetje shumë persona përfshi dhe familjarët e agresorëve dhe të dëmtuarit për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje si dhe asaj çfarë ka ndodhur në 14 Shkurt të këtij viti mes Ramadan Hasanit dhe Spartak Selimit.

Gjithashtu policia ka negociuar me familjarët për të mësuar për të mësuar për vendndodhjen e tyre por ende nuk kanë mundur t’i vendosin nën pranga./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.